×
  • Sport
  • Sport

    Llapi zyrtarizon Amir Hossarin, këto janë fjalët e para të futbollistit

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 16:06

    Klubi Futbollistik “Llapi” e ka prezantuar futbollistin me pasaportë belge Amir Hossari.


    Futbollisti është prezantuar në hapsirat e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe pritet të mbajë numrin “3”.

    Për faqen zyrtare të klubit ai është shprehur i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje.

    Ja dhe publikimi i plotë i klubit:

    Llapi është përforcuar me mbrojtësin e krahut të majtë, libanezin me nënshtetësi belge, 27 vjeçarin, Amir Hossari. Palët kanë kompletuar dokumentacionin dhe kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi deri në qershorin e vitit 2022.

    Hossari është futbollist i tre pozitave, mbrojtës e mesfushor i majtë e si dhe mesfushor defanziv, i cili vije nga skuadra e elitës së futbollit libanez, Shabab Bourj.

    “Elitën e futbollit kosovar e kam shikuar vazhdimisht dhe kur në drejtim timin erdhi një ofertë nga një klub shumë serioz dhe i organizuar siç është Llapi, pa hezitim pranova dhe jam mjaft i lumtur që sot jam këtu”

    “Do jap maksimumin për klubin i cili pretendon të jetë lartë në kampionat dhe të siguroj plasman sa më të lartë në Kupë. Tanimë jam i njoftuar me ambientin, stafin teknik dhe lojtarët. Na mbetet të përgaditemi sa më mirë që të arrijmë suksesin së bashku”, u pronocua për faqen zyrtare të klubit, futbollisti Amir Hossari me rastin e nënshkrimit të kontratës 1 vjeçare e gjysmë me KF Llapin, i cili do mbaj numrin 3 në fanellë.

    Ky transferim është mundësuar falë angazhimit të menaxherit shqiptar të lojtarit, Musa Quranolli nga Baseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!