×
  • Sport
  • Sport

    Llapjanët e dërgojnë trofeun e Kupës në xhami gjatë faljes së Bajramit

    Reporteri
    13 Maj 2021 | 8:56

    Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka dërguar trofeun e Kupës së Kosovës në një xhami në Podujevë gjatë faljes së Fitër Bajramit, një ditë pasi e mundi Dukagjinin në finalen e sivjetshme.


    Llapi e fitoi Kupën e Kosovës për herë të parë në historinë e klubit të mërkurën, pas triumfit dramatik me penallti në Fadil Vokrri në Prishtinë, raporton Express.

    Triumfi i klubit nga Podujeva në këtë garë ishte shumë më i rëndësishëm se thjesht trofeu shtetëror, pasi Llapi e fitoi mundësinë e parë ndonjëherë për të marrë pjesë në kualifikime për një garë evropiane.

    Skuadra e Batatinës do të luajë në kualifikime të Ligën e Konferencës së Evropës – garën më të re të UEFA-s për klube dhe të treten për nga rëndësia pas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës – në përpjekje për t’u bërë skuadra e parë kosovare që siguron pjesëmarrjen në një garë evropiane.

    Bosi i Llapit Batatina e dërgoi trofeun shtetëror në xhaminë “Dëshmorët e Kombit”, në Podujevë, në mesin e besimtarëve myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

    Kjo ishte vetëm vazhdimësia e festës së madhe të Llapit që nisi mbrëmë vonë.

    Llapi do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje në Superligë këtë sezon, para se t’i nisë përgatitjet për kualifikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!