Në Paris mund të ishte një mbrëmje e bukur ku kishin shumë arsye për të festuar, siguruan një fitore të pastër 5-0 kundër Montpellier duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit kampion në Lige 1.
Për të trazuar ambientin mendojnë yjet e ekipit por dhe trajneri Tuchel, pikërisht një vendim i teknikut gjerman për të zëvendësuar Mbappe soli shpërthimin e sulmuesit francez.
Mbappe nuk e priti mirë këtë zëvendësim duke e shprehur me gjeste zemërimin e tij, debati me trajnerin Tuchel po bën xhiron në mediat franceze dhe jo vetëm.
PSG manager Tuchel substituted Mbappe earlier today and he was absolutely fuming with the decision.
This isn’t good at all, just a reminder that Mbappe still hasn’t signed a new contract with PSG. ? pic.twitter.com/djRngUpyCD
— FutbolBible (@FutbolBible) February 1, 2020
Duke parë situatën e brishtë dhe paqartësinë mbi të ardhmen e Mbappe, ku zëvendësim ishte i tepërt.
Nuk i shpëtoi protagonizimit të tepruar në këtë mbrëmje as Neymar i cili u kap me gjyqtarin e takimit ndërsa vazhdon që jashtë fushe të mos heq dorë nga festat e tepruara.
As Cavani nuk dihet komod më në Paris, kërkoj me çdo kusht largimin por në fund e sheh vetën sërish në Paris dhe sërish në stol.
Çuditërisht shqetësuese është dhe situata që po kalon Icardi, ish sulmuesi i Interit duke i fikur teksa nuk shënon një gol në 6 ndeshjet e fundit.