×
  • Sport
  • Sport

    Llumnica tregon arsyen se pse Bylbyl Sokoli u largua nga Flamurtari

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 11:41

    Vazhdon të diskutohet largimi i shpejtë dhe i papritur i Bylbyl Sokolit nga Flamurtari.


    Analisti i futbollit vendor, Ardian Llumnica, ka deklaruar se Sokoli nuk ka qenë gati për Flamurtarin, sikurse Flamurtari nuk ka qenë gati për Sokolin.

    “Bylbyl Sokoli nuk ka qenë gati për Flamurtarin dhe Flamurtari nuk ka qenë gati për Sokolin”.

    “Flamurtari nuk është një ambient aspak i lehtë për t’u punuar. Ju siguroj që shkak nuk ka qenë Agim Ademi, i cili përkundrazi i ka bashkuar dy palët”.

    “Më mirë që ndarja ka ndodhur tash se sa më vonë. Do të dëmtoheshin të dyja palët”, ka thënë Ardian Llumnica për emisionin “Sport Show”.

    Sokoli u nda me Flamurtarin pa e zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin “kuqezi”.

    Ai u prezantua në media së bashku me drejtuesit e klubit, Arbnor Morina dhe Agim Hasani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!