×
  • Sport
  • Sport

    Lojtarët e Ballkanit dhe Gjilanit largohen nga fusha, ndeshja nuk pritet të vazhdojë

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 15:48

    “Skifterat” ishin nikoqir të “Xherbailave” në derbin e javës së Superligës së Kosovës që u zhvillua në “Stadiumin e Qytetit” në Gjilan.

    Ballkani nuk ia doli të triumfojë, anipse mbajti epërsinë deri në minutat e fundit.

    Golin për Ballkanin e shënoi Ermal Krasniqi, i cili realizoi pas 30 sekondave pasi filloi ndeshja.

    Por, në minutat e fundit të takimit, më saktë në minutën 90+5, Gjilani arriti të realizojë me anë të portierit, Enea Koliçit. Ai shënoi pas një goditje nga këndi.

    Në fushë hynë edhe tifozët mysafirët, por intervenuan pjesëtarët e sigurimit dhe i larguan.

    Stivi Frashëri mbeti i lënduar duket se nga kjo situatë.

     

    Ai u dërgua me ndihmën e shpejt në spital. Pas kësaj situate lojtarët e Ballkanit dhe të Gjilanit u larguan nga ndeshja dhe nuk pritet të vazhdojë/Insporti/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!