×
  • Sport
  • Sport

    Lojtari serb mund të bashkohet me Mourinhon tek Roma

    Reporteri
    19 Prill 2022 | 16:44

    Nemanja Matic mund të ribashkohet me Jose Mourinhon tek Roma pasi ka njoftuar për largimin e tij nga Manchester United, përcjell Reporteri.net.

    Mbrojtësi 33-vjeçar konfirmoi përmes mediave sociale se ky është sezoni i tij i fundit në Old Trafford, pasi ka qenë në klub që kur u largua nga Chelsea për 44 milionë euro në verën e 2017.

    Kësisoj lojtari serb është i disponueshëm si agjent i lirë dhe Tuttomercatoweb raporton se Roma është në negociata me qendërmbrojtësin për të diskutuar kushtet në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e lojtarit.

    Matic ndoqi Mourinhon nga Chelsea te Manchester United dhe pati më shumë ndeshje nën drejtimin e tekinkut portugez se kushdo tjetër në karrierën e tij.

    Me vetëm 27 ndeshje të luajtura deri më tani këtë sezon, Matic gjithsesi arriti të japë dy asistime.

    Roma tashmë ka nënshkruar me një agjent të lirë për sezonin e ardhshëm, duke marrë portierin ndërkombëtar të Serbisë Mile Svilar nga Benfica.

    Matic do të ishte një tjetër ish-lojtar i Premier League që do të kalonte te Roma pas Chris Smalling, Tammy Abraham, Rui Patricio dhe Henrikh Mkhitaryan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!