Pajtim Kasami, futbollst me origjinë nga Shqipëria ka bërë një gjest humanitar këto ditë, transmeton Reporteri.net.
Futbollisti shqiptar ka ndihmuar dy fëmijë të vegjël me probleme shëndetësore teksa në emisionin Shqiptarët për Shqiptarët ka dhuruar plot 5.000 franga.
Kasumi, i cili tashmë aktivizohet për klubin e Basel, foli edhe në një lidhje telefonike në emision duke theksuar se ndjen një keqardhje të pamasë në momentet kur sheh fatkeqësi të tilla.
“Sot mbajta Ramazan dhe në fakt bëhem nervoz e ndjej keqardhje kur shoh këto raste. Më vjen shumë keq dhe dua t’i ndihmoj sa herë që mundem. U uroj shërim të shpejtë dhe zoti t’i ruajë të gjithë fëmijët”, tha Kasami në lidhje telefonike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.