Federata e Futbollit e Gjermanisë ia ka shuar të gjitha shpresat skuadrës së Freiburgut lidhur me mundësinë e marrjes së tre pikëve, përcjell Reporteri.net.
DFB ka vendosur në favor të Bayern Munichit lidhur me ndeshjen ndaj Freiburgut në kuadër të javës së 28-të në Bundesligë.
E, pikërisht në këtë ndeshje nga Bayern kishin luajtur për 20 sekonda me 12 lojtarë në fushën e blertë.
Freiburg kishte dërguar ankesë për këtë, mirëpo klubi i Bayern nuk është dënuar si rezultat i gabimit të gjyqtarëve.
Sipas DFB-së, faji nuk i takonte Bayernit për këtë gabim, por gjyqtarëve të ndeshjes.
Sipas kësaj Gjykate, gjyqtari i katër duhej të kishte pritur derisa lojtarët e zëvendësuar të largohen nga fusha e lojës, para se të lejonte hyrjen e zëvendësuesve të tyre.
“Bavarezët” kishin shënuar fitore në këtë ndeshje me rezultatin 1-4, fitore dhe rezultat i cili është regjistruar nga Federata e Futbollit e Gjermanisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.