×
  • Sport
  • Sport

    Lukaku i bashkohet Salahut, janë të vetmit me statistikën e veçantë

    Reporteri
    15 Prill 2025 | 10:00

    Romelu Lukaku është kthyer në një lojtar thelbësor për Napolin dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen ndaj Empolit.

    Sulmuesi belg shënoi një gol, por edhe dha dy asiste.

    Kështu, ai arriti shifrën e 12 golave dhe 10 asisteve në këtë edicion në Serinë A, duke regjistruar dyshifrorë në të dy statistikat.

    Sipas “Opta”, Lukaku bëhet futbollisti i dytë me dyshifrorë në të dy këto statistika në 5 kampionatet kryesore në Europë, pas Mohamed Salah.

    Ky i fundit ka regjistruar deri tani 27 gola e 18 asiste në këtë sezon në Premier Ligë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!