×
  • Sport
  • Sport

    “Lukaku në nivel me Lewandowskin, Haalandin dhe Mbappen”

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 21:26

    Ish-sulmuesi i Inter dhe Italisë, Alessandro Altobelli, ka mbetur i befasuar nga Romelu Lukaku dhe thotë se ai është në të njëjtin nivel me Robert Lewandowski, Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.


    Lukaku iu bashkua Interit nga Manchester United për 80 milionë euro në vitin 2019. Ai ka shënuar deri më tani 61 gola në 88 ndeshje për Nerazzurët.

    “Në fillim të sezonit, mendova se ai ishte një lojtar mesatar, por e kisha gabim”, tha Altobelli për La Gazzetta dello Sport.

    “Italia është universiteti i futbollit. Nëse doni të bëni një hap tjetër, duhet të luani në Serie A”.

    “Lukaku nuk është vetëm i aftë të shënojë në çdo moment dhe kundër çdo kundërshtari, por ai është gjithashtu një udhëheqës i shkëlqyeshëm që ndihmon ekipin. Për mua, ai është në të njëjtin nivel me Lewandowski, Haaland dhe Mbappé”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!