×
  • Sport
  • Sport

    Magjia e futbollit zbret sot në fushë, starton Champions League

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 18:03

    Këtë të martë, rikthehet magjia dhe emocionet e Champions League me ndeshjet e para në grupe. Dueli më i fortë në letër është ai me Paris Saint Germain dhe Dortmund.

    Dy emra të mëdhenj të futbollit europian që do të matin forcat me synimin për ta nisur mbarë fazën e grupeve.

    Milani vjen pas disfatës 5-1 në derbi, morali te kuqezinjtë është i ulët ndonëse motivimi sa herë bëhet fjalë për arenën e madhe të Champions League është maksimal.

    Kuqezinjtë do të kenë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të tentojnë që ndaj kundërshtarin më të lehtë në grup të marrin 3 pikë.

    Edhe Lazio ka një detyrë të vështirë ndaj Atletico Madrid edhe pse fakti që luhet në Olimpiko, mund ta favorizojë italianen.

    Në dy ndeshjet e tjera të martën, Manchester City përballet me Crvena Zvesda, ndërsa Shakhtar Donetsk me Porton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!