Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, po vazhdon të stërvitet fuqishëm edhe në kohë pandemie.
Edhe pse shumë sportist janë të mbyllur në karantinë, kjo për t’u ruajtur nga koronavirusi, Majlinda nuk e ka të ndaluar që të ushtrojë edhe nga qendra stërvitore, shkruan Reporteri.net
Kjo pasi, kampionia jonë jeton shumë afër vendi ku i kryen ushtrimet dhe pa problem udhëton edhe për tek vendi i stërvitjeve.
“Jam në shtëpi gjatë kësaj periudhe të vështirë. Unë jetoj pranë qendrës sonë të stërvitjeve. Ne pothuajse të gjithë jetojmë këtu afër. Ne nuk shkojmë askund, përveç nga shtëpitë tona në qendrën e trajnimit dhe anasjelltas, kështu që nuk përzihemi fare me askënd”, tha fillimisht Kelmendi për Unionin Evropian të Xhudos.
Nga e gjithë kjo, Kelmendi ka vetëm një hall, kjo pasi nëna e saj po ndihet e mbyllur në këtë kohë pandemie.
“Ne jemi mirë dhe familjet tona janë në gjendje të mirë shëndetësore. Unë mendoj se e vetmja gjë që mund të thuhet është se nëna ime ndjehet e mbyllur. Por shpresojmë se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejtë dhe mund të kthehemi në rutinat tona të zakonshme”, tha ajo.
Gjithashtu, Mjalinda thotë se nuk e ka të vëshitrë të stërvitet dhe se nuk i mungon as edhe një ushtrim edhe në këtë kohë.
“Të jesh aq afër qendrës së trajnimit do të thotë që nuk më mungon asnjë ushtrim. Unë mund të stërvitem me grupin tonë dhe punoj shumë me Distria KRASNIQIN dhe Nora GJAKOVËN. Për shkak të vendndodhjes sonë është gjithashtu e lehtë të shëtisim nëpër male dhe përsëri nuk kemi ndonjë kontakt me të tjerët”, tregoi Kelmendi.