×
  • Sport
  • Sport

    ‘Manita’ ndaj Vardarit, Shkëndija nuk njeh rival në Maqedoni

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 18:50

    Shkëndija e Tetovës ka fituar me rezultatin 1-5 ndaj Vardarit në sfidën e javës së 9-të të kampionatit maqedonas.


    Skuadra e Gjokës vazhdon formën e shkëlqyer në kampionat dhe sot ka marrë 3 pikët e radhës.

    Fillimisht janë vendasit që gjejnë golin e parë me Popzlatanov, por Shkëndija përmbys gjithçka që në pjesën e parë me Ramadanin dhe Ahmedin.

    Në fraksionin e dytë Ibraimi, Totre dhe sërish Ahmedi shënojnë golat për Shkëndijën duke bërë që ndeshja të mbyllet me rezultatin 1-5.

    Me këtë fitore kuqezinjtë kryesojnë me 21 pikë në vendin e parë të kampionatit maqedonas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!