×
  • Sport
  • Sport

    Maradona vdiq në të njëjtën datë si idhulli i tij të cilit ia kishte kushtuar edhe një tatuazh në trup

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 17:45

    Diego Maradona u nda nga jeta të mërkurën më 25 nëntor pas një sulmi në zemër


    Po me datë 25 nëntor, por të vitit 2016 kishte vdekur edhe idhulli i Maradonës, kubanezi Fidel Kastro, shkruan Reporteri.net

    Maradona aq shumë e donte Fidel Kastron saqë ia kishte kushtuar edhe një tatuazh në këmbën e tij të majtë.

    Legjenda argjentinase ishte takuar shpesh në të kaluarën me Fidel Kastron, derisa përveç tij ai kishte shoqëri të mirë edhe me disa ish-udhëheqës tjerë komunistë nga Amerika Latine, si Evo Morales [Bolivi] dhe Hugo Chavez [Venezuela]. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!