×
  • Sport
  • Sport

    Marcelo drejt skuadrës së njohur italiane

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 14:01

    Mbrojtësi i majtë brazilian, Marcelo mund t’i bashkohet në Torino shokut të tij, Cristiano Ronaldo.


    Mbrojtësi i majtë po kërkohet nga Juventusi, pas fillimit të zbehtë të sezonit që e pati ai.

    31 vjeçari është pjesë e “Los Blancos” qe 12 vjet, ndërsa forma e tij ka nisur të bie.

    Marcelo ka dështuar të përshtatet në krahun e majtë me përforcimin Eden Hazard.

    Sipas mediumit “Don Balon”, përfaqësuesi brazilian do të donte t’i bashkohet shokut të tij, Cristiano Ronaldo në Torino, transmeton Express.

    Mirëpo, Marcelo pëlqehet edhe nga klubet tjera evropiane.

    Mbetet të shihet nëse mbrojtësi ofanziv do të largohet nga Madridi gjatë dimrit apo verës së ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!