×
  • Sport
  • Sport

    Marrja e Zotit: Ia vodhi hallës burrin, mbesa e paftyrë tregon marifetin e saj më një letër publike

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 14:51

    Historia e lidhjes intime të futbollistit të Brazilit dhe skuadrës kineze të Shangait Hulk me mbesën e ish-bashkëshortes së tij ka hapur një kapitull tjetër.


    Gazeta braziliane Fabia Oliveira ka zbuluar letrën që Kamila Angelo i ka dërguar hallës së saj Iran duke shpjeguar të vërtetën e lidhjes së saj me Hulkun.

    Në letër, ajo shkruan se nuk synon që të justifikojë veprimin e saj, ndërsa i shpreh pikëllimin për dhimbjen që i ka shkaktuar.

    “Hallë Iran,

    Në fillim dua të të them se ky mesazh nuk është një sqarim apo justifikim për çdo gjë. Kam nevojë për të të treguar disa gjëra, që fatkeqësisht, kushtet e të cilave nuk më lejojnë të t’i them personalisht.

    Dua që ti ta dish se çdokush mund të thotë gjëra të ndryshme dhe të spekulojë, por nuk gjykoj askënd sepse asnjëri nuk di asgjë dhe shumica duan që situata të përkeqësohet. Mbi të gjitha, dua që t’i ta dish se ti nuk doje të jetoje këtë jetë. Është tepër e vështirë të përballosh këtë gjë, por unë nuk do ta bëja nëse nuk do të ishte e vërtetë. Të betohem, nuk kam dashur që kjo të ndodhte, por nuk mund të ndalojmë zemrën tonë. Askush nuk e përjashton veten nga ndjenjat e mëdha. Besoj se për ty është e rëndësishme të dish se çfarë ndodhi në udhëtimin tim të fundit në Kinë. Unë kam patur gjithmonë respektin maksimal për të (Hulkun).

    Edhe diçka tjetër: Nuk kam dhënë kurrë informacione për të përfituar nga ty.

    Të them mirupafshim me lot në sy, sepse kam një dashuri të madhe për ty, Ti je e fortë, e krishterë, luftëtare dhe nënë e mirë. Të admiroj shumë dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë ti mendon apo thua për mua. Më fal nëse të kam lënduar! Edhe mua kjo më torturon shumë! Të bekoftë Zoti!”, shprehet Kamila.

    Futbollisti brazilian Hulk u kritikua rëndë nga publiku botëror pasi u zbulua lajmin se ai braktisi gruan e tij dhe 3 fëmijët për t’u lidhur me mbesën e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!