Skuadra e Parisit e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndaj Brugge.
Ky takim u mbyll në 1:1 edhe pse Parisi filloi me treshen e frikshme të sulmit, Neymar, Messi dhe Mbappe, shkruan Reporteri.net
Ylli i ‘Parisienëve’, Kylian Mbappe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë shkaku i një lëndimi.
Mbappe u zëvendësua në minutën e 51’ me Mauro Icardin pasi nuk mundi të vazhdonte lojën.
Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit.
Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.