Kylian Mbappe është njëri nga futbollistët më të famshëm në botë dhe në Francë e duan jashtëzakonisht shumë
Ylli i Paris Saint Germain në intervistën e tij të fundit ka thënë se fama që ka fituar në vitet e fundit ia ka pamundësuar që të shkojë lirshëm në dyqan për të blerë djathin e tij të preferuar, shkruan Reporteri.net
“Kur dal jashtë, tifozët çmenden kur më shohin. Madje tash nuk mund të shkoj as në market. Nëse harroj të blejë djathë, nuk mund të shkoj në market që ta blejë atë,” ka thënë Mbappe.
“Ata duhet ta mbyllin marketin, në mënyrë që unë të shkojë të blejë djathin tim të preferuar. Më nuk mund të jem ai që isha, një person i thjeshtë, por për aq sa më duan tifozët edhe unë i dua ata,”.
Ndryshe, 21 vjeçari ka shënuar 13 herë këtë edicion në Ligue 1 dhe është i dyti në listën e golashënuesve, pas Ben Yedder që është i pari me 14 gola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.