Sulmuesi këmbëshpejtë i PSG-së, Kylian Mbappe ka treguar për të ardhmen e tij në një intervistë për mediat franceze.
Frencezi është futbollisti më vlerën më të madhe në treg aktualisht, ku ka pasur spekulime për një transfer të mundshëm tek skuadra e Real Madridit, shkruan Reporteri.net.
Por, Mbappe hedh poshtë çdo fjalë që flitet për transferimin e tij, ai thotë se nuk është mirë që të flas për këtë gjë, pasi e dëmton klubin dhe vet atë.
“Të gjithë flasin për këtë. Kur isha i ri, flisja edhe unë kështu. Por tani unë jam profesionist dhe e di se nuk është koha. Jemi në janar. Imagjinoni që unë t’i përgjigjem pyetjes tuaj dhe të them diçka. Të gjithë do të flisnin për të dhe nuk do të ishte mirë për PSG“, tha Mbappé.
“Unë jam në PSG dhe jam 100% me klubin. Unë dua ta ndihmoj atë të rritet këtë sezon, të fitojë shumë tituj, kështu që, për mua, nuk është mirë të flasim (për të ardhmen time). Unë mendoj për klubin sepse më ndihmoi. Kam ardhur këtu në moshën 18 vjeçare. Unë kisha talent por nuk isha i këtij niveli. Tani, falë PSG dhe skuadrës franceze, unë jam një superyll“.
Mbappe nuk dëshiron më të dëgjojë për të ardhmen e tij përpara fundit të sezonit.
“Unë duhet të qëndroj i qetë dhe të qëndroj i përqendruar në PSG. Pas kësaj, në fund të sezonit, do të shohim. Por tani jam i përqendruar në lojën time”, përfundoi kampioni i Botës me Francën./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.