×
  • Sport
  • Sport

    Mediat italiane e vendosin Rrahmanin si titullar ndaj Sampdorias

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 10:27

    Sot me fillim nga ora 18:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Napoli dhe Sampdorias, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.


    Skuadra e Napoli synon sot fitoren e pestë të sezonit për të qëndruar në pikë maksimale në krye të tabelës, shkruan reporteri.net

    Amir Rrahmani pritet të jetë titullar edhe në ndeshjen e sotme pas paraqitjeve fantastike në dy ndeshjet e fundit.

    Kapiteni i Kosovës shënoi në ndeshjen ndaj Udineses dhe ishte i pakalueshëm në mbrojtje.

    Këto janë formacionet e mundshme të këtij takimi.

    Sampdoria (4-4-2): Audero; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Thorsby, Adrien Silva, Damsgaard; Caputo, Quagliarella.

    Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian Ruiz; Politano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!