Bernard Challandes, trajner i Përfaqësueses së Kosovës që nga muaji mars i vitit 2018, ka pasur edhe njëherë popullaritet të madh në Ballkan.
Ai sapo është emëruar personaliteti i vitit 2019 në Kosovë, shkruan mediumi zviceran ‘24heures’.
“Është një shpërblim i shkëlqyer”, u shpreh fillimisht Challandes.
“Por, keni kujdes, pasi i gjithë vendi pret që Kosova të kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ne ende nuk jemi atje”, shtoi ai.
Kosova ka dy ndeshje të mëdha para vetes.
Më 26 mars përballet me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, dhe në rast të fitores, luan me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji më 30 mars në finale.
“Asgjë nuk do të jetë e thjeshtë”, mendon Challandes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.