Menaxheri i Robin Haxhi Krasniqit, Luan Dreshaj, tha se gjithçka është gati për të filluar meqi ndërmjet Krasniqit dhe Dominic Boesel.
Dreshaj nga vendi ku do te mbahet meqi tha se nga pesë mijë të pranishëm mbi 70 përqind janë shqiptarë.
“Atmosfera është e mirë, kemi pasë disa para meqe, tash është koha e pauzës para përballjes së Robin Krasniqit me Dominic Boesel”, tha Dreshaj.
“Do të jenë të pranishëm pesë mij shikues, teksa mbi 70 përqind janë shqiptar, kapaciteti është 10 mijë, por nuk është lejuar për shkak të pandemisë”.
“Robin Krasniqi pritet të del në ring prej orës 23:55”, theksoi Dreshaj.
“Kam qenë para pesë minutave me Robin Krasniqin, është 100 përqind i gatshëm”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.