×
  • Sport
  • Sport

    Merret vendimi për dy tifozët që sulmuan portierin e Ballkanit

    Reporteri
    08 Prill 2022 | 17:14

    Në xhiron e javës së kaluar, në ndeshjen derbi ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit kishte ndodhur diçka e pazakonshme, përcjell Reporteri.net.

    Tifozët e Gjilanit, pasi porteri i tyre kishte shënuar gol në minutat e fundit të ndeshjes, kishin sulmuar porterin e Ballakanit fizikisht, Stivi Frashërin.

    E, sot dy prej personave të arrestuar për incidentin e rrahjes brutale të portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.

    Për këtë incident ishin arrestuar gjithsej 7 persona.

    Frashëri ishte shoqëruar për në Spital, ku rrugëtimi i tij deri aty kishte qenë aspak i këndshëm, kjo pasi ai ishte pa vetëdije.

    E, Komisioni i Garave vendosi që ndeshja të regjistrohej me rezultat zyrtar 0-3 për Ballkanin, kurse Gjilani u dënua me tri ndeshje pa praninë e tifozëve.

    Vlen të përmendet se Komisioni i Garave ka numëruar si gol, golin e Enea Koliçit, pavarësisht rezultatit 0-3.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!