×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet se kur do të rikthehet në stërvitje Arbër Zeneli

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 13:03

    Arbër Zeneli pritet të kthehet më shpejtë sesa që është pritur.


    Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Malit të Zi, shkruan Reporteri.net.

    Menjëherë pas ndeshjes, Zeneli kishte udhëtuar për në Francë ku kishte kryer operacionin me sukeses, derisa ishte paraparë që të mungojë nga 6-9 muaj.

    Ndërkaq, sipas disa lajmeve të fundit në “Twitter”, Arbër Zeneli do të jetë i gatshëm që të stërvitet me skuadrën e Reims që nga mesi i Janarit.

    Kujtojmë se sulmuesi do të jetë i gatshëm edhe për ndeshjen e play-offit që Kosova e zhvillon kundër Maqedonisë së Veriut.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!