×
  • Sport
  • Sport

    “Messi meriton gjithçka, stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij”

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 13:23

    Gerrard Pique ka thënë se stadiumi i ri duhet ta ketë emrin e Lionel Messit


    Sipas Pique klubi i Barcelonës nuk po i respekton sa duhet legjendat, shkruan Reporteri.net

    Mbrojtësi spanjoll në intervistën e fundit ka thënë se Messi meriton gjithçka, madje edhe stadiumi i ri ta ketë emrin e tij.

    “Messi meriton gjithçka. Stadiumi i ri duhet të ketë emrin e tij dhe më pas atë të sponsorit. Ne duhet t’i ruajmë figurat tona, jo t’i diskreditojmë ato,” ka thënë Pique.

    “Më bën nervoz. Më habit fakti që njerëz si Pep, Puyol, Xavi ose Valdés nuk janë në klub. Diçka nuk po shkon mirë,”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!