Grupi kryesor i futbollistëve të Francës kanë insistuar që ata janë të gatshëm për t’u përballur me Lionel Messi në finalen e Botërorit që ata do ta luajnë kundër Argjentinës.
Les Bleus, të cilët janë kampion në fuqi, do të luajnë kundër Albiceleste në finalen e së dielës për ta marrë titullin e më të mirit të Botës. Franca është e vetëdijshme që shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi, paraqet kërcënim serioz për ambiciet e tyre, por skuadra e Didier Deschamps besojnë që do ta mbajnë sulmuesin më të mirë në botë të qetë dhe do ta marrin çmimin më të vlefshëm të FIFA-së.
“Të luash në dy finale të Botërori rresht është një moment i mahnitshëm. Ne kemi punuar shumë për këtë finale. Tani duhet të mendojmë për të. Jam i lidhur, por është mirë të fitosh në gjysmëfinale. Tani do të rikuperohemi për ndeshjen e së dielës. Messi nuk na frikëson ne. Argjentina është skuadër e jashtëzakonshme por ne kemi disa ditë para për të punuar”, tha mbrojtësi i majtë i Francës për RAI Sport, Theo Hernandez.
“Mesi është një futbollist i jashtëzakonshëm. Por, ne nuk do të lejojmë që ai ta shijon natën më të mirë që mund ta këtë. Ne dëshirojmë ta fitojmë këtë ndeshje dhe Botërorin dhe ne do të bëjmë gjithçka që ta ndalim atë. Nuk është vetëm Messi në atë skuadër. Ata kanë futbollistë të mahnitshëm në skuadër po ashtu. Për këtë arsye janë aq të fortë”, tha sulmuesi veteran i Francës, Olivier Giroud.
“Ne e kemi parë Argjentinën si luan, ne e dimë se si luajnë ata, janë një skuadër e vështirë për të luajtur kundër tyre dhe ata duken në formë të mirë. Nuk është vetëm Messi, ai ka skuadër të fuqishme rreth vetës. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe ata do ta kenë edhe mbështetjen e madhe të tifozëve”, tha ish bashkëlojtari i Messi të Barcelona, Antoine Griezmann, duke shtuar se Franca nuk do të lejojë dominimin e Messi, pavarësisht aftësive të tij.
“Ne duhet të mbrohemi mirë dhe ne do të tregojmë kualitetet tona. Por, aty është Lionel Messi, por po ashtu edhe 10 lojtarë tjerë pas tij, të cilët kanë shumë kualitet, kështu që ne duhet të jemi të gatshëm, shumë të kujdesshëm dhe ta bëjmë historinë pasi që kemi mundësi”, tha mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni.