×
  • Sport
  • Sport

    Messi vs Shaqiri, ndeshja e madhe në Ligue 1

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 10:48

    Një duel tejet interesant do të zhvillohet sonte në Ligue 1 të Francës.


    Lideri aktual, Paris Saint-Germain do ta presë në “Parc des Princes” Lyonin e papërshtatshëm.

    Pas pesë xhirove, PSG-ja i ka të gjitha fitore dhe këtë ecuri synon ta vazhdojë edhe sonte.

    Në anën tjetër, Lyoni i Xherdan Shaqirit nuk ka pasur start të mirë të sezonit dhe pas pesë xhirove renditet i shtati me tetë pikë gjithsej.

    Në këtë takim pritet që Messi t’ia nis nga minuta e parë.

    Kujtojmë se ky duel fillon nga ora 20:45.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!