×
  • Sport
  • Sport

    Mike Tyson e kritikon ashpër Wilderin: Rekordi i tij pa humbje është i rremë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 12:52

    Mike Tyson si një legjendë e boksit profesionist, ishte kritikuesi më i madh dhe i drejtpërdrejtë i Deontay Wilder, bazuar në deklaratat e fundit.


    Wilder aktualisht është kampion i botës për peshat e rënda WBC, ai ditë më parë tha se nëse do të ishte ndeshur me legjendën Tyson do ta mposhte atë, shkruan Reporteri.net.

    Por, Tyson e ka injoruar këtë pyetje, ai tha se Wilder është një boksier i rremë, madjen nuk gëzon fare ato fitore, pasi takohet me boksier të dobët.

    “Dëgjoni, jam i sigurt se këta janë boksierë të mirë. Por ata nuk po luftojnë secilin. Të gjithë luftëtarët e mirë nuk po luftojnë me njëri tjetrin. Wilder, ai po nokauton të gjithë, por e dini.. ai nuk ka luftuar me një të vlerësuar akoma. Ai duhej të luftonte me një luftëtarë të vërtetë si Klitschko, por ai luftoi me zotëriun nga Haiti, Bermane Stiverne” ka thënë Tyson për ‘World Sport’.

    “Ai duhet të luftojë me konkurrues. Nuk them se ai është boksier i keq. Dhe boksierët nuk janë të barazuar, dhe nëse ata nuk duan të boksojnë me djemtë që besojnë se i shtyjnë të përmirësojnë veten, atëherë ata nuk kanë besim në aftësitë e tyre.”“Ai nuk duhet të turpërojë djemtë që dihet fituesi para fillimit të duelit. Nuk është boksi ky” ka shtuar Tyson.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!