Arsenali ka konfirmuar që Mikel Arteta do të ketë tre ndihmës trajnerë që punojnë me të, duke përfshirë ish-trajnerin e përkohshëm Freddie Ljungberg.
Suedezit do t’i bashkohen Albert Stuivenberg dhe Steve Round, të dy ish-menaxherë ndihmës në Arsenal, përcjellë Reporteri.net.
Ndërkaq, tekniku Arteta u shpreh mjaft i lumtur që do t’i ketë afër vetit njerëz të këtij niveli.
“Jam i lumtur që kam këtë grup të talentuar trajnerësh përkrah meje. Ata sjellin një përzierje të shkëlqyeshme të përvojës dhe të menduarit të freskët.
“Së bashku me lojtarët e talentuar që kemi në klub tashmë ata do të jenë njerëz kryesorë për të na rikthyer tek fitoret”, tha Arteta.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.