×
  • Sport
  • Sport

    Milan dhe Juventus ndajnë pikët në ‘San Siro’ – lëndohet Ibrahimovic

    Reporteri
    23 Janar 2022 | 22:52

    Kryendeshja e javës në Serie A, Milan-Juventus nuk ka dhuruar asgjë atraktive për tifozët e futbollit.

    Ndeshja mes Milan dhe Juventus ka përfunduar pa fitues, me rezultatin e bardhë 0:0.

    Momenti kryesor i takimit ishte në minutën e 28’ të takimit, kur sulmuesi i Milan, Zlatan Ibrahimovic pësoi një lëndim.

    Ai u detyrua të linte vendin e tij për sulmuesin francez, Olivier Giroud, i cili nuk i dha shumë lojës së Milanit.

    Asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë mundësi të mirë shënimi, që mund të përmendet.

    Ky barazim nuk i shkon në favor asnjërës prej skuadrave, ndonëse për të dyja është më mirë sesa një humbje.

    Milan shkon në 49 pikë dhe mbetet katër pikë prapa Inter, me kundërshtarët që kanë një ndeshje më pak të luajtur. Juventus shkon në 42 pikë për pozitën e pestë, duke bërë hap të gabuar në ndjekje të top katërshes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!