×
  • Sport
  • Sport

    Milan e nis mbarë sezonin, falë Ibrahimoviçit

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 23:00

    Milan e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të Serie A.


    Rossonerët mposhtën në ‘San Siro’ skuadrën e Bolognas me rezultat 2:0.

    Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (35′ 50′), i cili përkundër moshës, vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës së Stefano Piolit.

    Goli i parë i suedezit erdhi pas një asistimi nga Theo Hernadez, kurse i dyti u shënua nga pika e bardhë.

    Milan takimin e radhës udhëton te Crotone, kurse Bologna pret Parmën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!