Milan ka arritur marrëveshje me Barcelonë për Todibon, mbrojtësin i cili shkëlqeu kundër Interit në Champions League.
Sipas “Calciomercato.com” dhe “MilanNews.it”, klubet kanë dakordsuar që mbrojtësi francez të transferohet në formë huazimi në ‘San Siro’ me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.
Raportohet se gjithçka është e kryer mes klubeve dhe tani fjalën e fundit e ka vet futbollisti, Jean-Clair Todibo, që ende s’ka vendosur.
Todibo ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe për të mos humbur formën fizike dëshiron të transferohet në një skuadër që i krijon më shumë minuta në fushën e lojës.
Në garë për mbrojtësin francez janë edhe Manchester United dhe West Ham.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.