Milotë Rashica ka dhuruar paraqitje të mira për Werderin për gjatë këtij gjysmë-sezoni në Bundesligë.
Edhe pse sulmuesi kosovar u munda që në çdo ndeshje ta jap maksimumin për skuadrën gjermane, mundi i tij nuk u shpagua, pasi klubi humbi në katër ndeshjet e fundit që ata i zhvilluan, shkruan Reporteri.net.
Tashmë, Werderi po shkon drejtë rënies nga liga, ku aktualisht ka 14 pikë dhe ndodhet dy vende më lartë se vendi i fundit.
Nga e gjithë kjo, sulmuesi kosovar, Milot Rashica ka postuar një fotografi në “Instagram”, ku ka edhe një mesazh për të gjithë fansat e tij.
“Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë zhgënjyes. Nuk i morëm rezultatet që donim në ndeshjet e fundit. Por ne fitojmë, barazojmë dhe humbasim! Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme edhe në periudha të vështira”, shkruan Milot Rashica në Instagram.
Kujtojmë se deri me tani, Rashica ka zhvilluar 13 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola për Werderin.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.