Sukseset më të mëdha Kosovës në sport në arenën ndërkombëtare ia ka sjellur sporti i xhudos, konkretisht ekipi i Driton Kukës.
Një element jashtëzakonisht i rëndësishëm në arritjen e këtyre suksese, ku spikat medalja e artë e fituar nga Majlinda Kelmendi, është puna pa hile dhe modestia e të gjithëve, të cilët medaljet dhe sukseset i shohin si një objektiv dhe synim dhe jo dëshmi e superioritetit.
Gjatë ditës së sotme, Driton Kuka, ka postuar një fotografi në llogarinë personale në Facebook, ku shihen Flaka,Fatjona e Erza, të cilat janë sportiste shumë të sukseshme, teksa pastrojnë vetë dyshemen ku bëjnë stërvitje.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Pjesë e pandashme e ekipit tonë,pastërtia!
Flaka,Fatjona e Erza sportiste Kampione dhe me shumë medalje Evropiane e Erza edhe medaliste e Lojërave Olimpike për të rinj!
E vetmja deri tash për Kosovën në nivel Botëror për të reja në Buenos Aires…
Janë modeste dhe sbëjne shumë zhurmë por po ngriten në Sportiste Elitare me hapa të sigurt!
Komuniteti i xhudos pa zhurmë por me vringëllima medaljesh,gjithmonë ne arena sportive aty ku është vendi dhe vlera e sportit e jo ndryshe …
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.