Moment qesharak: Djemtë e Messit ‘kapen’ njëri me tjetrin për Këpucën e Artë të babait të tyre

Lionel Messi sot ka pranuar Këpucën e Artë që e fitoi edicionin e kaluar


Ylli argjentinas shënoi 36 gola edicionin e kaluar, derisa e ndihmoi Barcelonën që ta fitonte La Ligën, shkruan Reporteri.net

Messi sot mori Këpucën e Artë, derisa në ceremoni ishte edhe familja e tij, me Mateon e Tiagon që ia dhanë trofeun babait të tyre.

Por, fillimisht është Mateo që ka Këpucën e Artë, derisa më pas Tiago tenton që t’ia marr me zor.

Për më shumë këtë moment mund ta shihni në videon e mëposhtme. /Reporteri.net/