Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi
Xhudistja nga Kosova sot pati paraqitje mbresëlënëse ku me plotë meritë në fund u kurorëzua me medajlen e artë, shkruan Reporteri.net
Kelmendi e mposhti me ‘Golden Score’ Odete Giuffreda në finalen e madhe që u zhvillua vetëm pak minuta më parë.
Por, regjia bëri një gabim trashanik, ku fillimisht e shpalli fituese xhudisten italiane. Vetëm pak sekonda më pas regjia përmirësoi gabimin duke e shënuar fitoren si të Majlindës.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin kur Majlinda e rrëzon Giuffridan dhe gabimin trashanik të regjisë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.