×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur tifozi brutalisht e goditi me shqelm në kokë portierin e Ballkanit

    Reporteri
    03 Prill 2022 | 17:46

    Tollovi e madhe u krijua në derbin e Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit.

    Nga një goditje këndi në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

    Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri.

    Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital, por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

    Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1.

    Nga pamjet e publikuara nga FC Ballkani, shihet se portieri Frashëri mori një goditje të rëndë në kokë nga njëri prej tifozëve gjilanas.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!