×
  • Sport
  • Sport

    Momenti që u kthye në tragjedi kur boksieri bullgar kolapsoi dhe vdiq në ring gjatë meçit kundër shqiptarit

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 21:54

    Isus Velichkov, boksieri nga Bullgaria, vdiq në ring gjatë meçit me shqiptarin, Ardit Murja në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” natën e sontme.


    Derisa po zhvillohej rundi i pestë, 21-vjeçari bullgar kolapsoi pasi fillimisht iu morën këmbët pranë qoshes së ringut, raporton Periskopi.

    Panika e kaploi trajnerin e tij dhe të pranishmit pas atij momenti.

    Fillimisht u raportua se ai kolapsoi pas goditjeve të rënda të marra nga Murja, mirëpo në bazë të pamjeve që shohim në videon e mëposhtme duket se në fakt ai po përjetonte komplikime shëndetësore vazhdimisht, derisa nuk shohim ndonjë goditje të rëndë të marrë nga kundërshtari.

    Pavarësisht ndihmës mjekësore, Velichkov tragjikisht vdiq duke e tronditur gjithë audiencën sportive në Shqipëri dhe jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!