Montpellier 1-3 PSG, vlerësimet e lojtarëve: Rafinha më i miri

PSG ka marr një fitore të rëndësishme si mysafir i Montpellier me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 13-të në Ligue 1.


Trajneri Tomas Tuchel në këtë ndeshje luajti me pak lojtarë startues duke i ruajtur për ndeshjen e rëndësishme që skuadra e ka në mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Colin Dagba, Moise Kean, Kylian Mbappe shënuan për PSG-në, ndërsa Stephy Mavididi shënoi për vendasit.

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes doli të jetë mesfushori i PSG-së, Rafinha me notën 8.0.

PSG tani ka 28 pikë, katër më shumë se Marseille në vendin e dytë.

Notat e lojtarëve të Montpellier

Notat e lojtarëve të PSG