×
  • Sport
  • Sport

    Mosvet kush për Aro Muric, kjo që po i ndodhë është tmerr i vërtetë

    Reporteri
    02 Janar 2020 | 18:34

    Aventura e Aro Muric te Nottingham Forest do të përfundojë më shpejt se që pritej


    Nottingham Forest nuk është i interesuar që ta mbajë në skuadër portierin e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Klubi që bën gara në Championship e solli Muricin në gjatë verës së kaluar, por që po heqin dorë nga ai pas vetëm 6 muajsh.

    Muric nuk arriti që ta zinte një vend në formacionin startues dhe trajnerit, Sabri Lamouchi, nuk i kanë pëlqyer edhe sjelljet e tij, pasi gardiani i Kosovës shpesh herë ka diutr që të vonohet në stërvitje.

    Lamouchi i pyetur se a do të largohet Aro Muric nga klubi gjatë janarit dha këtë përgjigje.

    “Me gjasë po, ne duhte të vendosim këtë me klubin,” ka thënë Lamouchi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!