Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho është i njohur për paraqitjet e tij ku shumë herë është agresiv ndaj mediave dhe gazetarëve, transmeton Reporteri.net.
E, një paraqitje të tillë e ka patur së fundmi Mourinho, teksa ka vazhduar luftën e tij me mediat gjatë një konference për shtyp, duke akuzuar një gazetar se i ka “zhytur brekët” në prani të tij.
Mourinho më pas mori një pyetje nga një gazetar, të cilin me sa duket e njihte shumë mirë për shkak të disa deklaratave të tij në një radio.
Bëhej fjalë për gazetarin Alessandro Austini, i cili kësaj radhe e pyeti për mbrojtjen me tre lojtarë dhe Mourinho u ‘befasua’ nga pyetja e tij.
“Prisja një pyetje shumë më të dhunshme nga ju.
Të dëgjova në radio, ishe shumë më agresiv, shumë më kritik, shumë më i dhunshëm. Nuk e prisja një pyetje kaq të lehtë”.
Tutje, trajneri portugez i tha gazetarit italian se është agresiv e i dhunshëm në radio, por para meje po e bën në brekë.
“Përfundimi që unë arrij është se je super agresiv dhe super i dhunshëm në radio, pastaj vjen këtu dhe “e bën në brekë” para meje”, i ka thënë Mourinho gazetarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.