×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho: Nuk kam nevojë për lojtarë të rinj në merkaton e janarit

    Reporteri
    22 Dhjetor 2019 | 12:29

    Javë më parë Jose Mourinho ka marr drejtimin e skuadrës së Tottenhamit, ku tashmë po kalon kohë të mirë me ta.


    Mourinhon sonte e pret një test i vështirë, pasi do të përballet me skuadrën e Lampard në kuadër të Premierligës, shkruan Reporteri.net.

    Nga e gjithë kjo, ai tha se në merkaton e janarit nuk do të shpenzojë për lojtarë, pasi ka mjaft në dispozicion për të luajtur.

    “Jam i relaksuar sepse kam këtë klub pikërisht ashtu siç kam pritur. Pres që të pytem rreth Daniel Levy që thotë se nuk planifikojmë të shpenzojmë shumë dhe njerëzit që pyesin nëse jam i mërzitur” ka thënë Mourinho.

    “A më mërzit kjo? Jo. E dija, ai më tha mua! Çdo gjë ishte e qartë si kristali, nuk kishte sekrete në planet e klubit, dhe kjo më bën të lumtur.”“Nuk më pëlqen të jem në klub dhe të surprizohem nga gjërat e tyre. Këtu nuk ka surpriza.

    A do të kisha dëshirë të kem 300 milionë në dispozicion për janari? Jo. Në janar nuk kam nevojë për lojtarë” ka shtaur ndër të tjerash Mourinho.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!