×
  • Sport
  • Sport

    Mourinho: VAR-i po e shkatërron futbollin

    Reporteri
    24 Dhjetor 2019 | 12:00

    Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, e ka kritikuar ashpër teknologjinë në futboll, duke pretenduar se video asisteni i referimit (VAR) është duke e shkatërruar lojën e bukur, pas përjashtimit të Son Heung-min me karton të kuq ndaj Chelseat të dielën.


    Son u përjashtua nga loja pasi e shqelmoi Antonio Rudigerin në fitoren e Chelseat 2:0 ndaj Tottenhamit në Premierligë, me këtë të fundit që ka vendosur të ankohet ndaj vendimit, transmeton Express.

    Mourinho ka thënë se VAR-i është duke e shkatërruar ligën më të fortë në botë.

    Gjyqtari Anthony Taylor nuk pa ndonjë ndërhyrje për karton nga Son, por më pas ndërhy Paul Tierney në dhomën e VAR-it dhe vendosi ta ndëshkojë jugkoreanin me karton të kuq.

    “Mendoj se Tierney e pati gabim për Son. Ishte vendim i gabuar”, tha Mourinho.

    “Kjo është Anglia, Premierliga, gara më e mirë në botë, me karakteristika të cilat, nëse i ndryshojmë, do ta shkatërrojmë ligën më të fortë në botë”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!