×
  • Sport
  • Sport

    Mund t’iu duket befasi, por Rey Manaj është afër kalimit te Barcelona

    Reporteri
    27 Dhjetor 2019 | 14:05

    Rey Manaj gjatë afatit kalimtar të janari mund të kalojë te Barcelona B


    Gazeta spanjolle ‘Sport’ ka bërë të ditur se sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë që aktualisht luan te Albaacete në Segunda Division mund të transferohet te skuadra rezervë e Barcelonës, shkruan Reporteri.net

    Barcelona B e dëshiron Manajn në skuadër pasi Abel Ruiz pritet të largohet në drejtim të Valencias.

    Manaj ka kontratë me Albaceten deri më 2024, derisa në të kaluarën ka qenë pjesë e gjigantit italian, Inter.

    22 vjeçari tani mund ta bëjë një hap të madh në karrierën e tij me kalimin te Barcelona B. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!