×
  • Sport
  • Sport

    Mungon veç zyrtarizimi: Rey Manaj afër transferimit te Barcelona

    Reporteri
    29 Dhjetor 2019 | 22:16

    Mungon vetëm zyrtarizimi, por detajet janë vendosur tashmë. Rey Manaj pritet të prezantohet si futbollisti më i ri i Barcelonës.


    Sulmuesi i kombëtares shqiptare është gati të bëj hapin e madh në karrierë, teksa do të lë Albacete për kampionët në fuqi të La Liga, Barcelonën.

    “Bomberi” nga Lushnja mësohet se ka firmosur një kontratë 4-vjeçare dhe fillimisht do të grumbullohet për ekipin e dytë të katalanasve, pikërisht Barcelonën B.

    Ish lojtari i Interit ka bërë 9 paraqitje dhe 2 gola në La Liga 2, por me transferimin te Barcelona B do të zbres një kategori më poshtë në aspektin sportiv, por shumë shkallë më lart në karrierë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!