×
  • Sport
  • Sport

    Munishi i kënaqur me angazhimin e lojtarëve përkundër humbjes, fokusi tash te derbi ndaj Dritës

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 19:58

    Gjilani u befasua nga Ulpiana duke pësuar në shtëpi me rezultat 3-2, në ndeshjen e xhiros së pestë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.


    Duke e komentuar takimit, trajneri i skuadrës nikoqire, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me angazhimin e të zgjedhurve të tij, përkundër humbjes.

    Ai ka thënë se lojtarët dhanë maksimumin, u rikthyen në lojë, krijuan raste edhe pas rezultatit 2-2, por nuk ia dolën të shënojnë.

    Trajneri ka thënë se skuadra e tij e nis çdo ndeshje me qëllimin për ta fituar dhe se kampionati është i gjatë.

    Në ndërkohë, Munishi e ka përmendur sfidën e radhës – derbin lokal ndaj Dritës, duke theksuar se do të përgatiten maksimalisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!