×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi ka zhvilluar një takim privat me Presidentin e Fenerbhaces, zbulohet e ardhmja e ‘Luanit’ të Kosovës

    Reporteri
    31 Dhjetor 2019 | 14:14

    Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend që të largohet nga Fenerbhace


    Presidenti i Fenerbhaces, Ali Koç ka zbuluar se ka pasur një takim privat me sulmuesin kosovar, i cili ka konfirmuar dëshirën që të qëndrojë në Turqi, shkruan Reporteri.net

    “Kam pasur takim privat me Vedat Muriq. Ai nuk është i interesuar për largim. Ne do të luftojm për titull,” ka thënë Koç.

    Ka pasur shumë klube të interesuar për shërbimet e ‘Luanit’ të Kosovës pas formës të mrekullueshme që po e kalon te Feneri, por prizrenasi aktualisht nuk e mendon një transferim diku tjetër.

    Dy ofertat që Fenerbahçe ka refuzuar për Muriqin janë nga Tottenami dhe Burnley. /Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!