×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi nuk e harron Turqinë, reagon pas tërmetit të fortë që e goditi Izmirin

    Reporteri
    30 Tetor 2020 | 21:44

    Tërmeti i fortë që goditi një pjesë të Turqisë, ka lënë 12 të vdekur e qindra të tjerë të lënduar.


    Qyteti i Izmirit ditën e sotme pësoi një katastrofë natyrore, ku pati viktima e dëme të jashtëzakonshme materiale.

    Shumë vende u solidarizuan me shtetin që bashkon dy kontinentet, teksa nuk kishte si të mungonte edhe Vedat Muriqi, që një pjesë bukur të madhe të karrierës e kaloi aty.

    Përmes rrjetit social “Twitter”, prizrenasi uroi që për mëshirë ndaj personave që humbën jetën dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.

    “Më vjen keq për atë që ndodhi. Unë uroj mëshirë nga Allahu për ata që humbën jetë, ngushëllimet e mia për familjet e tyre dhe shërimin të shpejtë për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Zemrat tona janë me ta në Izmir”, shkroi Muriqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!