×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi po u “xiglon” zemrat të gjithëve, skuadra e madhe angleze “kallet” pas tij

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 22:27

    Tottenham Hotspuri ka rikthyer interesimin për yllin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi.


    Sipas mediave turke, klubi anglez synon transferimin e sulmuesit kosovar, që shihet si zëvendësues i Hary Kaneit, të lënduar.

    Madje, krerët e klubit anglez thuhet se kanë nisur kontaktet me Fenerbahçen për të kuptuar situatën e sulmuesit.

    Spursat thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e Muriqit.

    Sulmuesi kosovar po shkëlqen në edicionin e tij të parë te Fenerbahçe duke shënuar 12 gola dhe pesë asistime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!