×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi tregon se cili klub ka një vend të veçantë në zemrën e tij

    Reporteri
    25 Dhjetor 2019 | 19:28

    Vedat Muriqi po shkëlqen në Turqi me fanellën e Fenerbhaces


    Sulmuesi kosovar edhe fundjavën që shkoi gjeti rrugën e golit, madje kësaj radhe në derbin e madh turk, kundër Besiktasit, shkruan Reporteri.net

    Muriqi deri tani ka shënuar 10 gola në kampionatin turk me Fenerin, por në intervistën e fundit ka folur fjalë të mëdha për ish-skuadrën e tij, Rizespor.

    “Rizespori ka një vend të veçantë në zemrën time. Gjithmonë do të jetë ndeshje emocionuese për mua. E kam dashur Rizesporin dhe ata më kanë dashur mua. Gjithmonë ka qenë një lidhje mes nesh,” ka thënë Muriqi.

    Pikërisht këtë fundjavë që po vjen Fenerbahce do të luajë kundër Rizesporit, ish-skuadrës së prizrenasit.

    Ndryshe, Muriqi ka zhvilluar 50 ndeshje me Rizesporin ku ka shënuar 25 gola./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!